Mbledhje për emërtimin e lagjeve, rrugëve dhe rrugicave në Prishtinë

Lajme

Mbledhje për emërtimin e lagjeve, rrugëve dhe rrugicave në Prishtinë

Më: 16 prill 2014 Në ora: 14:24

Komuna e Prishtinës ka mbajtur mbledhje ku janë diskutuar propozimvendimet për caktimin e lokacionit për varrezat në fshatin Barilevë, për caktimin e lokacionit për deponinë e mbeturinave inerte, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Memorialit në shenjë nderimi për kontributin e gruas gjatë periudhës së Luftës 1998 – 1999, për caktimin e komisionit për emërimin e lagjeve, rrugëve dhe rrugicave në Komunën e Prishtinës, si dhe ajo për caktimin e grupit punues për hartimin e rregullores për transportin e udhëtarëve me auto-taxi.

Gjithashtu, u plotësuan propozimrregulloret për shfrytëzimin e përkohshëm të pronës publike për vendosjen e objekteve të përkohshme, dhe për të hyrat vetanake të institucioneve arsimore.
Në mbledhjen e katërt të Këshillit të Drejtorëve u shqyrtua edhe raporti financiar tremujor për periudhën janar-mars 2014, u diskutua raporti i kërkuar për integrime evropiane, raportet e komisioneve komunale të aksionarëve të Ndërmarrjeve Publike Lokale si dhe u bë informimi i drejtorëve për mbjelljet pranverore dhe rritjen e hapësirave të gjelbra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat