“Fabrika” e Adidasit në Podujevë nuk është e vetmja në Kosovë, në këto falsifikime janë të përfshirë edhe policët

Lajme

“Fabrika” e Adidasit në Podujevë nuk është e vetmja në Kosovë, në këto falsifikime janë të përfshirë edhe policët

Më: 11 prill 2014 Në ora: 23:15

Podujeva del të mos jetë i vetmi vendi i “privilegjuar” në Kosovë për të prodhuar produkte të markave të njohura botërore.

Ditë më parë u zbulua se në këtë qytet ishte “fabrika” e cila prodhonte mallra të falsifikuara me emër të Adidas, Nike dhe Tom Tailor e që të njëjtat shiteshin në Prishtinë.

Gazeta merr vesh se dyshime për falsifikime me firma të mëdha ka në gjithë vendin.

Ndërkohë, që si pjesë e këtij rrjeti kriminal janë të përfshirë një numër i madh i policëve për krime ekonomike.

Ndërsa, Dogana e Kosovës ka nis një aksion për hetimin dhe zbulimin e këtyre falsifikimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat