Biznesmenët që dyshohen se i korruptuan inspektorët

Lajme

Biznesmenët që dyshohen se i korruptuan inspektorët

Më: 5 prill 2014 Në ora: 08:48

Kryeinspektori i ndërtimit Ismet Haliti, është dashur t’i rrënojë disa objekte përfshirë objekte të biznesmenëve Hysen Sadiku dhe Bedri Prishtina. Por, nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Dyshohet se ka përfituar shuma të mëdha parash prej tyre dhe ndërtuesve të tjerë, së bashku me grupin e dyshuar kriminal – vartësit e tij.

49 objekte pa leje është dashur t’i rrënojnë inspektorët. Fakti që nuk e kanë bërë këtë dhe siç pretendon Prokuroria kanë përfituar nga kjo, Haliti dhe kolegët e tij kanë përfunduar të premten para gjyqtarit të Procedurës paraprake i cili të dielën rreth orës 18 pritet të vendosë nëse do t’ua caktojë paraburgimin ose jo.

Prokurorja Drita Hajdari ka kërkuar paraburgim për Ismet Halitin, shef i inspektorëve, Skender Canollin, Vehbi Abdullahun, Drita Rrukiqin, Blerim Sylën, Blerim Ibishin, Ardian Muhadrin, Arbenita Ajetin, Mergim Shalën, Granit Cenaj, si dhe Qemajl Pozhegu, pronar i kompanisë ndërtimore “Pozhegu brothers”, i cili dyshohet për falsifikim.

Zyrtarët komunalë dyshohen për krim të organizuar dhe shpërdorim të pozitës zyrtare, derisa biznesmeni për falsifikim të dokumenteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat