Lajme

RTK ndalon intervistėn me Sekiraqėn! (video)

Bota Sot | 14.10.2012 23:04
RTK ndalon intervistën me Sekiraqën! (video)

Radio Televizioni i Kosovės nuk e ka transmetuar intervistė me shumė tė pėrfolurin Enver Sekiraqa, qė ėshtė thėnė se do tė shfaqet sonte nė ora 21:00, nė kuadėr tė emisionit “Drejtėsia nė Kosovė”.
Mos transmetimin e emisionit e ka konfirmuar edhe stafi i emisionit “Drejtėsia nė Kosovė”.

“Ekipi i Drejtėsia nė Kosovė u kėrkon ndjesė shikuesėve sepse RTK nuk e ka transmetuar emisionin e sontėm. Posa tė marrim sqarim zyrtar nga menaxhmenti i RTK-sė pėr ndalimin e transmetimit tė emisionit tė sontėm, do ta ndajmė me ju” (sic.), thuhet nė njoftimin e ekipit nė profilin “Jeta nė Kosovė” tė rrjetit social Facebook.

Nė kėtė intervistė, tė xhiruar pak para dorėzimit nė EULEX, Sekiraqa rrėfente pėr tė bėmat, problemet dhe atentatet ndaj tij. Po ashtu, ėshtė thėnė se Sekiraqa flet pėr qėndrimin e tij nė Zonėn Operative tė Llapit, mbajtjen e tij nė paraburgim nė Llapashticė dhe Majac dhe arratisjen ditėn kur ai mendonte se ishte planifikuar ekzekutimi i tij.

Sekiraqa tregon se ēfarė lidhjeje ka pasur me politikėn, policinė dhe VIP-at; lidhjen e tij me vrasjen e policit Triumf Rizaj, incidentin nė Swiss Casino, qėndrimin e tij nė arrati dhe bashkėpunimin e tij me Zvonko Veselinoviqin.

Ai tregon edhe pėr komunikimin e tij me gjykatės e prokurorė vendas dhe porositė e tyre qė Sekiraqa ta lėshonte Kosovėn. Nė emision gjithashtu trajtohen arsyet se pse Sekiraqa ėshtė dorėzuar nė EULEX.

Jozyrtarisht mėson se ndalimi i transmetimit tė intervistės sė Sekiraqės ėshtė bėrė “pėr tė mos ndikuar nė procesin gjyqėsor ndaj tij”.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus