Policia e Kosovës kthen prapa dy autobus me serbë pelegrinë që kishin plan të vizitonin objektet fetare

Lajme

Policia e Kosovës kthen prapa dy autobus me serbë pelegrinë që kishin plan të vizitonin objektet fetare

Nga: F. B Më: 23 korrik 2021 Në ora: 15:44
Petkoviç

Policia e Kosovës në Jarinje ka ndaluar dhe ka kthyer prapa sot rreth orës 13.30 minuta dy autobus me pelegrin nga organizata “Mirëbërësia” dhe “Organizata rinore për Kosovë” që kishin plan të vizitonin objektet fetare, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë Petkoviç që ndodhet dje edhe sot në Kosovë, që ka takuar këta persona në Jarinje.

Sipas kumtesës së lëshuar nga kjo zyrë nënshkruar nga Petkoviç, njoftohet se në kalimin administrativ në Jarinje gjatë kthimit nga Kosova, kam hasur në dy autobusë ku kishte besimtar tonë dhe pelegrin, që kanë dashur të vizitojnë objektet fetare , por të cilëve nuk iu është lejuar hyrja në Kosovë.

“Ata ishin nisur në vizitë manastireve në Kosovë. Atyre iu është ndaluar hyrja në krahinën tonë. Si arsyetim për këtë kanë marr nj letër ku shkruan se kërma njerëz pelegrin qenkan kërcënim për sigurinë publike dhe shëndetin publik. Kjo është absolutisht e papranueshme” ka shkruar në kumtesën e nënshkruar nga Petkoviç.

Petkoviç në Jarinje ka takuar pelegrinët dhe ka biseduar me ta duke ju dhënë mbështetje, ndërkohë që këtë ndalesë e ka vlerësuar të papranueshme shkruan “Novosti”.

“Kjo sjellje është e papranueshme dhe për këtë e kam njoftuar edhe të dërguarin e BE-së Lajçak, të cilët i transmetova shkeljen e marrëveshjes për lëvizje të lirë” tha Petkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat