Plisat për mjekët: Heronjët tanë, jemi krenarë me ju!

Lajme

Plisat për mjekët: Heronjët tanë, jemi krenarë me ju!

Më: 31 mars 2020 Në ora: 18:30
Ilustrim

Plisat kanë shprehur mirënjohjen e tyre për mjekët vendorë, të cilët po e luftojnë me të gjitha forcat pandeminë koronavirus.

Përmes një mesazhi të qëlluar, tifo-grupi prishtinas mbështeti mjekët në ditën ndërkombëtare të tyre.

“Me rastin e ditës botërore të doktorëve sot vendosëm një mesazh inkurajues dhe motivues për të gjithë doktorët që po punojnë pa rreshtur për të mirën tonë.

Ky mesazh do të qëndrojë në këtë vend deri në përfundimin e kësaj pandemie.

Qëndroni të fortë, të gjithë jemi me JU”, shkruajnë Plisat në faqen zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat