Drejtoresha e Qendrës për Studime Euro-atlantike (CEAS) Jelena Miliq, ka vlerësuar se diskutimi i kryeministrit të ri të Kosovës Kurti ishte jo i suksesshëm në Minhen, ndërkohë mbron dhe lavdëron Vuçiqin, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.
"Para udhëtimit për në Minhen, Kurti pat lëshuar një naivitet se ‘Shengeni i vogël’ nuk është asgjë në krahasim me marrëveshjen e Berlinit, që jep të kuptohet se është xheloz dhe i shtyrë në kënd”, ka thënë Miliq.
Sipas saj, "Kurti përjetoi goditjen kur pranoi se nuk ishte në dijeni se qeveria ka dhënë përgjegjësi për nënshkrimin e marrëveshjes në Minhen, ndërkohë që deklaroi se Vuçiq është nervoz”.
"Nuk është nervozë nëse thuhet faktet siç (bëri Vuçiq) dhe mendoj se në Minhen pamë para s gjithave nervozen e Kurtit” tha ajo.
Ajo ka shprehur dyshimin në orientimin pro evropian të Kurtit. "Kurti kinse i është përkushtuar integrimit evropian të Kosovë, thotë se marrëveshja me Serbinë nuk është prioritet, ose gënjen ose nuk është i përkushtuar rrugës evropiane” shprehet Miliq.
Lidhur me planin e të dërguarit Grenel që ekonomia të vendoset në rend të parë, ajo këtë e cilëson mençuri, që Tramp nuk ofron zgjidhje por atmosferë dhe kuadër për zgjidhje.
Miliq vlerësoi se “Shengeni i vogël” nuk është me rëndësi vetëm për Kosovën dhe Serbinë por edhe vendet tjera të regjionit, sepse edhe ato mund të thithin investimet që janë bërë në Serbi.
Sipas saj, liderët e Shqipërisë dhe Maqedonisë Rama e Zaev e kanë kuptuar, ndërsa Kurti e Gjukanoviç po inatosen.
Ajo iniciativën e Makronit për samit në Paris e quan si sukses të mundshëm, sepse sipas saj Parisi ka raporte më të mira me Uashingtonin se Berlini dhe mund ndërmjetësoj mes BE-së e ShBA-ve në lidhje me dialogun.
"Beograd duhet të arrij marrëveshje me ShBA dhe të le amerikanët të bindin evropianët dhe krerët e Kosovës”.
"Serbia duhet të ndalet me fitoret, ka vepruar mençur dhe tash gjysma e vendeve të OKB-së nuk e pranojnë Kosovën” tha ajo duke shtuar a është në interesin e Beogradit për shkak serbëve të Kosovës të frenoj rrugën evropiane të Kosovës?
" Më duket se është jokorrekt ndaj serbëve në Kosovë. Unë do shikoja të bëjë kompromis pikërisht për shkak të serbëve të Kosovës ", përfundoi Jelena Miliq.