Sllovakia i hakmerret Kosovës

Hendboll

Sllovakia i hakmerret Kosovës

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 12:43
Sllovakia i hakmerret Kosovës

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll e ka humbur thellë ndeshjen e dytë në kuadër të kampionatit evropian, Divizioni B, që po mbahet në Austri. Kombëtarja jonë humbi nga Sllovakia me rezultatin 36:18. Sidomos pjesa e parë ishte shumë e dobtë për kombëtaren e Kosovës. Djelmoshat tanë, që nuk kanë përvojë në skenën ndërkombëtare, në pjesën e parë ia dolën të shënojnë gjashtë gola ndërsa pranuan 22. Në pjesën e dytë loja e kombëtares sonë u përmirësua, por jo mjaftueshëm sa për të shmangur humbjen e lartë.

Në lojën e kombëtares tonë funksionuan fare pak gjëra. Kishte probleme të shumta si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, ndërsa lojtarët kryesorë treguan fare pak ndaj sllovakëve.

Të premten në ndeshjen e parë kombëtarja e Kosovës u paraqit shumë më mirë dhe pësoi me rezultat 31:25 nga Holanda. Kështu kishte shpresë për një rezultat pozitiv ndaj sllovakëve, por kjo nuk ndodhi. Gjenerata U-18 është duke bërë hapat e parë në hendbollin ndërkombëtar. Këta lojtarë kanë luajtur vetëm edhe dy miqësore me Malin e Zi para evropianit dhe mungesa e përvojës është vërejtur të shtunën. Poashtu bëhet fjalë për një grup lojtarësh në konsolidim e sipër. Muajin e kaluar Kombëtarja jonë U-20 kishte mposhtur Sllovakinë në kuadër të Evropianit.

Të dielen kombëtarja pushon dhe kështu shtabi teknik do të ketë pak më shumë kohë për të përgatitur ekipin për ndeshjen ndaj Letonisë që luhet të hënën nga ora 12:30.

Kosova – Sllovakia 18:36 (6:22)

Kosova: Quni 6, Vokshi 5, Isufi 4, Delija 2, Idrizi 1, Basholli, Berisha, Dukaj, Fana, Hajdini, Maloku, Muqolli, Neziri, Qerimi, Selmani, Thaqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat