Kastrioti largon maqedonin, emëron trajneri të ri Zherkën

Hendboll

Kastrioti largon maqedonin, emëron trajneri të ri Zherkën

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2018 Në ora: 11:28
Kastrioti largon maqedonin, emëron trajneri të ri Zherkën

Nuk është kryetrajner Oliver Dimitrovski, por Verim Zherka te Kastrioti i Ferizajt (meshkujt). Kryetari i klubit të hendbollit ferizajas, Lulzim Abazi,  tregon arsyet përse e larguan maqedonin brenda një kohë shumë të shkurtër.

“Arsyeja kryesore që jemi bazuar, aftësitë të cilat i kemi pa të trajnerit maqedon dhe kemi vendos më pas.

Ai është vëzhguar me tri-katër stërvitje dhe kemi ardhur në përfundim se nuk ka më shumë se trajnerët tanë, si në punën teknike, taktike, forcë, e në të gjitha elementet tjera. Kështu që si kryesi vendosëm t’i japim shansin Verim Zherkën, ndërsa ndihmës i tij është Blerim Beqiri", tha Abazi për gazetën kombëtare "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat