Humbja e tretë për Kosovën në Podgoricë

Hendboll

Humbja e tretë për Kosovën në Podgoricë

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 17:39
Humbja e tretë për Kosovën në Podgoricë

Austria U-20 shënoi fitore me gjashtë gola dallim (24:18) kundër Kosovës U-20, në ndeshjen e grupit A, të vlefshme për xhiron e katërt të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në hendboll (meshkujt), që po zhvillohet në Podgorcicë. Pas pjesës së parë rezultat ishte 14:9 në të mirë të Austrisë dhe një diferencë e afërt e golave u mbajt deri në fund të sfidës. Hendbollisti Marin Kopic me 8 gola ka qenë prej më të mirëve të austriakët, kurse te Kosova Jon Muqolli me 6, i ndihmuar nga Drenit Tahirukaj me 4 gola. Austria U-20 kryeson grupin me 7 pikë, kurse Kosova është në pozitën e katërt me 2 pikë. Nesër (në orën 15.00) Kosova ndeshet me Bullgarinë.

Austria – Kosova 24:18 (14:9)

Kosova: Arti Luzha, Labinot Gubetini 2, Besian Abazi, Arben Dugolli, Drenit Tahirukaj 4, Lulzim Shabani 1, Etrit Hoxha, Adrian Halili 1, Festim Mustafa 1, Flakrim Beqiraj, Jon Muqolli 6, Elion Vokshi 1, Atdhe Basholli 1, Agon Bajqinovci 1, Bardh Berisha, Yll Muqolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat