KH Prishtina: Nuk do të dorëzohemi, na duhet ndihma e të gjithëve urgjentisht - Bota Sot
KH Prishtina: Nuk do të dorëzohemi, na duhet ndihma e të gjithëve urgjentisht

Hendboll

E shtunë, 23 qershor 2018

KH Prishtina: Nuk do të dorëzohemi, na duhet ndihma e të gjithëve urgjentisht

Nga: K.G. Më: 9 maj 2018 Në ora: 17:57
KH Prishtina

Klubi i hendbollit Prishtina (meshkujt) vlerëson si të suksesshëm edicionin e deritashëm. “Filluam sezonin dhe stërvitjet me vonesë për shkak të kushteve të dobëta infrastrukturore dhe financiare. Me angazhimin e trajnerit të ri dhe me shumë pak përforcime arritëm të bëhemi nënkampion vjeshtor me vetëm një humbje nga kampioni shumëvjeçar i Kosovës por te cilës i shkaktuam edhe humbjen e parë pas 4 vjetësh.

Arritëm deri në finalen e kupës me shumë lojtarë të lënduar prej tyre 2 portierët kryesor dhe 2 lojtarë standard. Tre prej tyre në operacione ortopedike kirurgjike dhe larg fushës deri në sezonën e ardhshme. Fituam të argjendtën në kupë dhe me pak fat ndoshta do e fitonim edhe të artën e po ashtu jemi plasuar në FINALET e PLAYOFF si dhe në KUPAT EUROPIANE. Nuk do të dorëzohemi deri në fund por na duhet ndihma e të gjithëve urgjentisht e ju faleminderohemi shumë të gjithë atyre që na përkrahën deri sot. KH Prishtina ka inicuar fillimin e AKADEMISË së hendbollit dhe kemi animuar gjeneratat e reja duke ndërlidhur sportin me shëndetin.

KH.Prishtina dhe këta lojtarë me shtabin teknik janë dëshmi e fuqishme se sporti duhet PËRKRAHUR dhe sportistëve duhet tu ofrojmë mbështetje e të mundohemi për të përfaqësuar kryeqytetin dhe shtetin e Kosovës dinjitetshëm.

Krenar me këta DJELMOSHA të klubit që përkundër kushteve nuk janë dorëzuar ashtu si nuk janë dorëzuar shumica e sportistëve anembanë Kosovës.

Ftojmë sponzorët,donatorët dhe individët që duke u bazuar edhe në ligjin për sportin të na përkrahin sepse nuk humbin asgjë e ndihmojnë shumë në zhvillimin e sportit. Ejani dhe na përkrahni nuk do të ju zhgënjejmë. Prishtina është kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është e të gjithëve. Nesër e enjte luajmë me Dritën e Gjilanit kurse të shtunën me Kastriotin e Ferizajt”, thuhet nga KH Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test