Jep dorëheqje anëtari i Bordit të FHK-së Kokollari - Bota Sot
Jep dorëheqje anëtari i Bordit të FHK-së Kokollari

Hendboll

E premte, 27 prill 2018

Jep dorëheqje anëtari i Bordit të FHK-së Kokollari

Më: 16 prill 2018 Në ora: 12:18
Gëzim Kokollari

Anëtari i deritashëm i Bordit të FHK-së Gëzim Kokollari me një shkresë zyrtare sot paraqiti dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anetarit të Bordit, post ky te cilin e ushtroi më shumë se tri vite, duke kontribuar ne sukseset e saj.

“Me keqardhje ju informoi se jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit të Bordit të FHK-së, pas një angazhimi dhe përkushtimit për ngritjen e nivelit te Hendbollit kosovarë.

Në radhë të parë ju falënderoi juve President për besimin që keni pas ndaj meje sikur edhe anëtarët e Bordit për bashkëpunim korrekt.

Mirëpo, për shkak të obligimeve të mia ndaj vendit të punës dhe angazhimeve politike, por qëllimi kryesor është qe të krijohet hapësira e angazhimit të kryesi e te reja ne klubet dhe hendbollin ferizajas mendoj se lirimi im nga obligimet ndaj FHK-së kishte me qenë kontribut në avancimin e Hendbollit kosovarë”, tha Kokollari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test