Kohën kur largohej Kosova nga Beogradi, kush ishte mbi urë?

Hendboll

Kohën kur largohej Kosova nga Beogradi, kush ishte mbi urë?

Më: 26 mars 2018 Në ora: 11:20
Kohën kur largohej Kosova nga Beogradi, kush ishte mbi urë?

Me 24 mars kombëtarja e Kosovës (femat) mori rrugën nga Beogradi për t’u kthyer në shtëpi. Hendbollistet e kombëtares së Kosovës ishin të siguruar deri në pikën e fundit dhe nuk hasën asnjëherë në ndonjë provokim, pasi që para e pas dhe brenda në autobus kishte xhandarmëri serbe.

Kur Kosova po largohej nga Beogradi shihet se mbi urë kishte edhe civil serbë që shikoni me neveri apo me çudi se çfarë po ngjan apo ka ndonjë burrështetas të madh sepse kështu përcillej autobusi, ku ishte kombëtarja jonë. Kosova shkoi në Beograd për të zhvilluar ndeshjet e turneut kualifikues për Kupën e Botës U-20, në radhë të parë duhej të takohej Me Serbinë U-20, por me vendim të Qeverisë së Serbisë, u ndalua ndeshja dhe u anulua edhe turneu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat