Humbje e thellë e Kosovës

Hendboll

Humbje e thellë e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 25 mars 2018 Në ora: 17:25
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës nuk i bëri ballë Bjellorusisë në Minsk, duke pësuar humbje të thellë me rezultat 41:18 (21:9), në ndeshjen e xhiros së katërt të grupit 7-të të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në hendboll. Në 30 minutat e para, vendasit treguan lojë të shpejt dhe udhëhoqën me 12 gola diferencë (21:9). Bjelloruset vazhduan me ritëm të njëjtë edhe në pjesën e dytë, duke thelluar epërsinë në 23 gola (41:18). Vashat tona u angazhuan me mundësitë që kishin por nuk arritën ta ngushtojnë edhe humbjen e thellë. 

Leonora Demaj me 7 shtatë gola ka qenë më efikasja te Kosova, kurse te vendaset u dallua Natalya Kotsina me 10 gola. Kosova pësoi humbjen e katërt rresht në këto kualifikime, kurse Bjellorusia arriti triumfin e dytë dhe po të dyja ndaj Kosovës, pasi që me 21 mars fitoi me 31:22 në Prishtinë. Xhiron e ardhshme përkatësisht të pestë, Kosova e luan në Prishtinë pikërisht me 30 maj kundër Hungarisë. Pavarësisht humbjes së thellë në Minski, për përzgjedhësin e ri, Agron Shabani, ka qenë një test i mirë dhe për të pa edhe gabimet ku u shfaqën dhe çfarë duhet ndryshuar për të ardhmen.

Bjellorusia-Kosova 41:18 (21:9)

Palestra e sportit në Minsk.

Shikues: 1550.

Gjyqtarë:  Vadims Jaskins e Eduards Zabko (Letonia.

Shtatëshet: Bje. 4 (3), Ko. 3 (2).

Përjashtimet: Ko. 6 minuta.

Bjellorusia: Burduk, Kotsina 10, Shamanouskaya 5,  Vasileuskaya 5, Artsiukhovich 4, Mazgo 4, Akhramenka 3, Nestsiaruk 2, Silitskaya 2, Tryzno 2, Yashchuk 2, Dronova 1, Mokat 1, Kumpel, Kuntsevich dhe Mihdaliova.

Kosova: Shehdadi, Demaj 7, Aliu 3, Gjikokaj 3, Kameri 2, Rugova 2, Stagova 1, Kelmendi, Krasniqi, Mehmeti, Osmani dhe Salihaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat