Beba si makineri e klubit gjerman!

Hendboll

Beba si makineri e klubit gjerman!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2018 Në ora: 18:28
Bellma Beba

Shqiptarja nga Gostivari, Bellma Beba, zotohet se do të jap maksimumin deri në fund, që me skuadrën HSG Würm-Mitte të ngjiten në Bundesliga III në hendboll. Ish hendbollistja e Kastriotit të Ferizajt dhe e Prishtinës, është në formën më të mirë të mundshme dhe lavdërohet edhe nga menaxhmenti i klubit të saj.  Beba është si makineri dhe më së miri e dëshmoi që për 19 ndeshje ka realizuar gjithsej 130 gola.

Pas 21 jave në Ligën e Parë të Bayernit, HSG Würm-Mitte kryeson me 36 pikë apo ka 18 fitore e 3 humbje, duke lënë pas HSV Bergtheim me 34 sosh, pastaj ASV Dachau (32). Beba është e kënaqur si me kushtet, si me formën e ekipit dhe tërë përqendrimin e ka se si ta ruajnë pozitën e parë që shpie një rang më të lartë. Ajo e pranon se fillimisht ka pasur problem të adaptohet me hendbollin gjerman, për shkak se luhet shumë më shpejt dhe duhet përgatitje e madhe qoftë teknike qoftë fizike. Beba është si makineri në ekip dhe në shumicën prej tyre vet e ka vendosur epilogun.

“Bota sot”:  Sa janë gjasat që HSG Würm-Mitte të ngjitet në Bundesliga III?

Bellma Beba: Ne jemi në vendin e parë të tabelës, kemi ndeshje deri në fund të muajit prill. Është vështirë të thuhet që e kemi vendin e sigurt. Sepse këtu në Ligën e Bayernit jemi plot 14 ekipe dhe ka ndodhur që vendi i fundit të fiton kundër ekipeve tjera që janë në krye të tabelës. Jemi asaj rruge, por nuk dihet deri në ndeshjen e fundit.

“Bota sot”: Cila është atmosfera dhe sa jeni e kënaqur me kushtet?

Bellma Beba: Atmosfera është e mirë, me të vërtet punohet në mënyrë profesionale si nga ana e kryesisë ashtu edhe bashkëlojtareve të mija. Jam plotësisht e kënaqur në klubin tim të ri.

“Bota sot”: Cilat skuadra janë kandidate për kreun e tabelës?

Bellma Beba: Për kreun e tabelës jemi ne, ekipi Bergtheim që i fituam javën e kaluar si mysafir dhe ekipi Dachau që të shtunën (nesër) e kemi ndeshjen si vendase.

Image

Gazeta gjermane

“Bota sot”: Sa është vështirë të luhet dhe në çdo ndeshje pothuajse shënoni nga 9 gola?

Bellma Beba: Në fillim kur erdha e kisha pak vështirë që të adaptohem në hendbollin gjerman. Janë duke luajtur një hendboll të shpejt, me eksplozivitet të madh dhe pothuajse 60 minuta me tempo pa u ndalë. E kisha vështirë në fillim të sezonit që të adaptohem në këtë sistem të lojës. Po ashtu edhe një mbrojtje ofensive, ku me të vërtet të nevojitet përgatitje e fortë që t’i përballosh lojës. Por me punë dhe kohë arrita aty ku edhe jam tash. Jam duke u komponuar me bashklojtarët e mija, kuptohem mirë me trajnerët e mi dhe tani për tani gjithçka është në rregull.

“Bota sot”: A bashkëpunoni dhe a ju ndihmon trajneri Fadil Kçiku?

Bellma Beba: Me Fadil Kçikun shihemi pothuajse gati në çdo stërvitje, është me të vërtet njeri i mirë dhe trajner i mirë. Këtu e kam rastin që t’ia përcjelli edhe stërvitjet dhe me të vërtet punon profesionalisht. Klubi im është tepër falënderues për Fadilin që me ka kyqur në klub, po ashtu edhe unë që ma dha mundësinë të shijoj një hendboll të bukur me kushte të plota për punë. Pa ndihmën e tij nuk do të isha këtu sot.

“Bota sot”:  A jeni në presion të skuadrave tjera?

Bellma Beba: Në çdo ndeshje kam lojtare që me ndjek këmbë pas këmbës. Është e vështirë, por nuk është pengesë për të treguar lojën time. Aty i kemi edhe trajnerët ekspert që e bëjnë zgjidhjen e mirë, si për mua ashtu edhe për ekip.

“Bota sot”: ‘Çfarë premton Bellma?

Bellma Beba: Në fund i falënderohem gazetës ‘Bota sot’ që vazhdimisht është duke i përcjellur  sukseset e mija dhe i njofton të gjithë dashamirët e hendbollit shqiptar për rezultatet e mija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat