Kjo është fytyra e Serbisë shoveniste, kuptojeni ju në Kosovë që nuk reagoni për garat ilegale serbe

Hendboll

Kjo është fytyra e Serbisë shoveniste, kuptojeni ju në Kosovë që nuk reagoni për garat ilegale serbe

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:42
Ilustrim

Një mesazh i qartë,  ta kuptojmë një herë e përgjithmonë disa prej atyre që nuk e kanë kuptuar ende se kush është Serbia shoveniste. Ju federata sportive, Komiteti Olimpik i Kosovës, Ministria e Sportit dhe shteti,  shikojeni se çfarë bënë Qeveria e Serbisë, e ndalon që Serbia U-20 të luajë një ndeshje zyrtare të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në hendboll (femrat), ndaj Kosovës. Preteksti sillet kinse për siguri në Kovilovo të Beogradit.

Por ky është një mesazh i qartë për vetë besim Hasanin, kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe për të gjitha federatat tjera sportive në vendin tonë dhe për vetë shtetin, boll fjetët, zgjoheni në këmbë dhe ndaloni një herë e përgjithmonë garat ilegale në veri të Mitrovicës, ku aty vijnë klubet e Serbisë sa herë të duan e bëjnë çka të duash. Ky është mesazhi i fundit, nëse doni ta kuptoni. Serbia është çuar në këmbë dhe ndalon një ndeshje zyrtare botërore, ndërsa ne lejojmë të zhvillohen garat e Serbisë ilegalisht në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat