Kastrati: Besa është një kundërshtar i fortë, por presim fitore

Hendboll

Kastrati: Besa është një kundërshtar i fortë, por presim fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2018 Në ora: 18:06
KH Prishtina

Hendbollisti i Prishtinës, Kushtrim Kastrati, ka deklaruar se në Pejë shkojnë për fitore kundër liderit dhe kampionit në fuqi, Besa FamGas. “Sigurisht se jemi të përgatitur maksimalisht, por duke pasur parasysh që Besa është një kundërshtar i fortë, ne presim që të zhvillohet një ndeshje me kualitet të lartë.

Sigurisht se presim fitore duke pasur në ekip lojtar mjaft mirë të përgatitur. Besoj që të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme për të dhënë maksimumin në fushë. Sa i përket përparësive mendoj që Prishtina ka mbrojtjen e fortë, lojën e organizuar dhe të shpejt”, tha Kastrati për gazetën kombëtare "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat