Fitore bindëse e Prishtinës në Vushtrri

Hendboll

Fitore bindëse e Prishtinës në Vushtrri

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 10:03
KH Prishtina

Prishtina e ka fituar thellë ndeshjen e vetme të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me shifrat 42:23. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 24:8 në të mirë të prishtinasve. Me këtë fitore Prishtina ka mbetur një hap prapa Besës. Prishtina është e dyta me 28 pikë, kurse Besa prinë me 30 pikë. Vushtrria renditet e shtata me 11 pikë.
Javae 15-të është e para e stinorit pranveror në kampionatin e Kosovës në hendboll. Tri ndeshjet e para janë luajtur të shtunën. Ndërkohë ndeshja mes Samadrexhës dhe Vëllaznimit luhet të enjten.
Te Prishtina më efikasi  ishte P. Prekazi me shtatë gola. D. Terziqi realizoi gjashtë herë. Te Vushtrria tre lojtarë i shënuan nga pesë gola.

Vushtrria – Prishtina 23:42 (8:24)

Vushtrria: Pllana, Gubetini 5, Jashari 5, A. Karaqa 1, Musa 5, Meholli 1, F. Musa, Ademi 1, Ar. Karaqa, Hyseni, Shabanaj 3, Mehmeti 1, Buqinca
Prishtina: Esati, Berisha, Krasniqi, Ademi 4, Zherka, Fetahu 4, Gashi 1, Prekazi 7, Kastrati 5, Terziqi 6, Syla 3, Murtezi 2, Gjuka 5, Shahini 5, Bajqinovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat