Reçica: Konkurrencës nuk i frikësohem

Hendboll

Reçica: Konkurrencës nuk i frikësohem

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2018 Në ora: 18:57
Elza Reçica

Është një numër i madh i talenteve në sportin e hendbollit dhe që premtojnë shumë në të ardhmen. Prishtina, Vushtrria, Istogu, Kastrioti, Shqiponja etj. punojnë me zell të shtuar në zbulimin dhe formimin e lojtareve të reja. Ndër talentet është edhe Elza Reçica, anëtare e klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, e cila luan në pozitën e alos. Ajo është e afërme e ish hendbollistit të mirënjohur Sefedin Reçicës, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ish hendbollin e shtetit që nuk ekziston, Jugosllavia. Synimi i Elzës është që të jap kontributin në klubin shtatë herë kampionë i pasluftës dhe me pretendime që të janë sa më lartë me ekip. Ajo punon nën udhëheqjen e trajneres Lirie Muhaxheri, ish hendbollistes më të mirë në vendin tonë.

“Bota sot”: Si iu lindi dashuria për këtë sport?

Elza Reçica: Fatmirësisht në vendin tonë ka shumë talente të hendbollit dhe ndër ta që më frymëzuan pa dyshim ishin yjet e këtij sportit, Sefedin Reçica dhe Valbona Zeqa-Rexhepi. Përmes videove kam parë lojërat e tyre dhe jam frymëzuar. Gjithmonë kam qenë adhuruese e sportit, duke u rritur fillova të njoftohem me sporte të ndryshme. Mirëpo, sporti që më flenë në shpirt ishte hendbolli sepse ishte më shumë në karakterin tim dhe menjëherë pas stërvitjeve të para, unë u dashurova në këtë sport më shumë se çdo gjë tjetër.

“Bota sot”: Luan në pozitën e alos, sa është vështirë?

Image

Elza Reçica: Pozita ime në lojë është mjaftë e vështirë, meqenëse unë jam e djathtë por e luaj pozitën e të majtës, gjasa për të shënuar normalisht është më e vogël nga ai pozicion. Por pas stërvitjeve që unë bëjë kam arritur ta zotëroj shumë mirë këtë pozitë dhe është një sfidë për mua të cilën dua ta fitoj.

“Bota sot”: Jeni anëtare e ekipit shtatë herë kampionë pas luftës, cila është atmosfera dhe a i frikësohesh konkurrencës?

Elza Reçica: Të jesh pjesë e KH Kastriotit, së pari është nder dhe krenari. Unë si lojtare e këtij ekipi ndjej përgjegjësi që edhe të tjerët dhe ekipi im të jenë një ditë krenar për mua. Atmosfera në këtë ekip është shumë e mirë. Konkurrencës nuk i frikësohem, përkundrazi ajo me jep forcë dhe motiv edhe më të madh që unë të vazhdoj më tutje.

“Bota sot”: Si e sheh Kastriotin në pjesën e dytë të kampionatit?

Elza Reçica: Pjesën e dytë të kampionatit ende nuk kemi filluar me përgatitje, jemi duke punuar individualisht dhe shpresoj që do të kemi paraqitje te mira.

Image

“Bota sot”: Cilat janë synimet?

Elza Reçica: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat