Fetahu i Prishtinës - Bota Sot
Fetahu i Prishtinës

Hendboll

E enjte, 16 gusht 2018

Fetahu i Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2018 Në ora: 14:05
Lindrit Fetahu

Lindrit Fetahu është përforcim i ri i nënkampionit vjeshtor, Prishtina. Ai pas një kohe rikthehet në klubin bardhë e kaltër, pasi që së fundi u paraqit në petkun e Trepçës nga Mitrovica.  Edi Kolgeci konfirmoi përforcimin e ri, por sipas tij, pritet edhe risi të tjera.  Ndërkaq, merret vesh se Prishtina është në negociata edhe me disa hendbollistë, por nuk jepen detaje tjera, se janë nga Kosova apo jashtë vendit.

Përforcimet që pritet të vijnë në Prishtinë, pa dyshim se do të shtojnë presionin edhe të kampioni në fuqi dhe lideri i kampionatit, Besa FamGas. Synimi i Kolgecit, është që t’i jap një pamje evropiane Prishtinës dhe të luftojnë për të gjitha trofetë e mundshme. Prishtina mban vendin e dytë me 26 pikë, ka dy me pak se Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test