A është sukses vendi i tetë për Kosovën në Euro 2017?

Hendboll

A është sukses vendi i tetë për Kosovën në Euro 2017?

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2017 Në ora: 19:19
Kombëtarja e Kosovës

Debat

Vendi i tetë është një sukses deri diku për kombëtaren e Kosovës U-17, kur merret parasysh se si punohet nëpër shumicën e klubeve të hendbollit në vendin tonë. Nuk mund të mburret në asnjë formë Federata e Hendbollit e Kosovës se ka pasur një sukses të madh, sepse kanë mundur të arrijnë më shumë. Nuk mund të fajësohet stafi i trajnerëve që janë në kombëtare, sepse gjithë brumin e marrin nga klubet dhe nuk mund të ndërtohet një lojtare brenda një jave apo dy jave dhe të jenë në vijën e duhur. Fati i kombëtares së Kosovës ka qenë se në petkun e saj luajtën disa lojtare nga shtetet e jashtme dhe vërtet ato bënë diferencën. Falë lojtareve nga jashtë Kosova u nxor mirë në Euro 2017, sepse ndryshe do të përfundonte edhe më keq në renditje.

E padiskutueshme ka qenë forma jashtëzakonisht e mirë e Sara Rexhepit, e cila ka qenë shënuesja më e mirë e kësaj ngjarje. Me këtë lojtare të gjithë duhet të mburremi dhe pse mos të kemi kësi kuadër të talentuara edhe brenda klubeve të Kosovës.  Sara Rexhepi me motrën e saj, Rina, vijnë nga klubi danez Skanderborg Handbold,  kurse Hana Hot nga ZRK Pirvi AS nga Mali i Zi. Prandaj, Euro 2017 qiti në pah disa nga lojtaret e talentuara dhe që mund...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat