Beba: Do ta dëshmojmë fuqinë tonë!

Hendboll

Beba: Do ta dëshmojmë fuqinë tonë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 shtator 2016 Në ora: 19:39
Bellma Beba

Pritet cilësi më e mirë e rivalitet më i madh në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave. Prishtina e filloi edicioni e ri me fitore dhe me synime që ta mbrojë titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës. Bardhekaltrat shënuan fitore si mysafir me rezultat 28:24 dhe më e merituara pa dyshim është hendbollistja Bellma Beba e cila realizoi 11 gola. Ajo nuk e kurseu ish skuadrën e saj që fitoi shumë trofe në vitet e kaluara. Beba paralajmëron se Prishtina do të jetë edhe më cilësore në vazhdim të kampionatit. Megjithatë, respekton edhe rivalet tjera dhe shpreson se cilësia do të jetë më e mirë se në kampionatin paraprak. Në pyetjen e gazetës ‘Bota sot”, se a e vlerëson Prishtinën të pa konkurrencë, Beba përgjigjet: “Nuk dua ta nënçmoj asnjë ekip, sepse në sport ndodhin befasitë. Jemi një ekip e organizuar dhe të përgatitur mjaftueshëm. Lojtare me përvojë dhe lojtare te reja të cilëve na duhet vetëm pak më tepër kohë që të komponohemi njëra me tjetrën në fushë”. Ajo e pranon...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat