Fitore bindëse e kampiones aktuale

Hendboll

Fitore bindëse e kampiones aktuale

Më: 7 mars 2024 Në ora: 23:21
Pamje nga një ndeshje

Besa Famgas ka nisur furishëm ndeshjen ndaj Trepçës dhe në fund ka fituar me rezultat bindës.

Besa e Trepça u përballën të enjten mbrëma në “Karagaçi” në kuadër të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Besa fitoi me rezultatin e lartë, 41:25.

Ekipi pejan nisi me seri prej 9:1. Pjesa e parë përfundoi 21:10.

Në pjesën e dytë vendasit vazhdimisht mbajtën epërsi të lartë.

Olsi Mulaj ishte më efikasi te kampionia aktuale me 12 gola. Nga 5 i kishin Igor Chiesliov e Antonio Vozila.

Te mitrovicasit më efikasi ishte Muhamet Dubovci me 8 gola. 6 i realizoi Shpëtim Mehmeti, ndërsa 4 i kishte Yassine Henahen.

Besa Famgas është e dyta në tabelë me 30 pikë. Trepça mbetet e treta me 24 pikë, ndërsa ka një ndeshje më pak të luajtur. Skuadra mitrovicase aktualisht ka fond shumë të limituar lojtarësh, por “xehetarët” po punojnë për të afruar disa lojtarë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat