Saraçini: Kosova dëshmoi se është ngritur për disa klasë në hendbollin europian 

Hendboll

Saraçini: Kosova dëshmoi se është ngritur për disa klasë në hendbollin europian 

Nga: K. Goca Më: 14 janar 2024 Në ora: 13:24
Eugen Saraçini

Kombëtarja e Kosovës është kualifikuar në rrethin tjetër të Euro 2026 (meshkujt).

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 29:23 ndaj Britanisë së Madhe, në ndeshjen e kthimit që u luajt në arenën sportive në Derby.

Hendbollistët tanë dëshmuan lojë shumë më të mirë dhe si produkt i kësaj loje triumfuan në takimin e kthimit, pasi që në Prishtinë ngadhënjyen me 30:22.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka komplimentuar selektorin e Kosovës, Bujar Qerimin me ndihmën e tij, Fatmir Muhaxherin dhe hendbolistët, për lojën që treguan. 

Saraçini thitë se hendbollit është ngritur për disa klasë lë nivelit evropian. 

 “Urime ekipit tonë i cili dëshmoi se është ngritur për disa klasë në hendbollin europian. Urime udhëheqësve

Qerimi e Muhaxheri, Urime FHK”, ka komentuar Saraçini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat