Besa Famgas, kampione e Kosovës te kadetët

Hendboll

Besa Famgas, kampione e Kosovës te kadetët

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 21:47
Besa Famgas

Besa Famgas ka konfirmuar se i kushton rëndësi të madhe punës me të rinj. Skuadra pejane e ka siguruar titullin e kampionit në grupmoshën e kadetëve (U18).

Besa Famgas ka përfunduar garën me dhjetë fitore, një barazim dhe tri humbje. Pas saj në renditje kanë mbetur Vëllaznimi, Deçani, Prishtina e Vushtrria.

Ndeshjet e kadetëve janë zhvilluar para atyre të seniorëve. Gara ishte interesante dhe shumë e fortë. Në skenë kanë dalë lojtarë të rinj me potencial të madh për të ardhmen.

Të shtunën hendbollistët e rinj pejanë fituan 29:19 ndaj Kastriotit në Ferizaj për ta konfirmuar titullin e kampionit.

Federata e Hendbollit e Kosovës e uron Besa Famgasin për suksesin e arritur në ligën e kadetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat