Besa Famgas eliminohet nga garat evropiane

Hendboll

Besa Famgas eliminohet nga garat evropiane

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 23:26
Pamje nga ndeshja

Kampionja e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, e ka përfunduar garimin në Kupën Evropiane.

Besa e Pejës u ndal në raundin e dytë të Kupës Evropiane.

Të shtunën në Stamboll, Besa u mposht nga gjiganti turk, Beshiktash, me rezultatin 40:28.

Skuadra turke kishte fituar edhe në Pejë dhe avancon tutje.

Arbios Mushkolaj shënoi 9 gola për Besa Famgasin. 5 i kishte Igor Chiseliov, ndërsa nga 4 i shënuan Jon Vokshi e Antonijo Vozila. 10 pritje i kishte Mursel Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat