Prishtina - Kastrioti, kryendeshja e javës

Hendboll

Prishtina - Kastrioti, kryendeshja e javës

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Prishtina – Kastrioti është kryendeshja e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kjo ndeshje është të dielën prej orës 18:00. Për shkak të punimeve në Pallatin e Rinisë, ndeshja do të luhet në Bardhodh.

Prishtina në xhiron e parë humbi nga Rahoveci dhe do të kërkojë të reagojë ndaj ferizajasve. Ndërkohë Kastrioti është i trimëruar pas fitores dramatike ndaj Trepçës.

Të dielën prej orës 17:00 është ndeshja Trepça – Vushtrria. Skuadra mitrovicase është favorite e madhe.

Dy ndeshje janë të shtunën.

Prej orës 14:00 në Pejë takohen Besa Famgas e Deçani. Skuadra pejane llogarit në dy pikë, ndërsa deçanasit do të bëjnë përpjekje për befasi.

Edhe Rahoveci llogaritet favorit ndaj Vëllaznimit, në ndeshjen që zhvillohet prej orës 19:00, të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat