KH Vushtrria në kaos! Klinaku: Kryesia të gjen zgjidhje ose të lëshon rrugë

Hendboll

KH Vushtrria në kaos! Klinaku: Kryesia të gjen zgjidhje ose të lëshon rrugë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 shtator 2023 Në ora: 16:40
Fitim Klinaku në veprim

Klubi i hendbollit Vushtrria (meshkujt) është në kaos!

Askush nuk e di fatin e këtij klubit me renome, do të mbijetojë apo do të vazhdojë, gjendja është alarmante.

Hendbollisti me përvojë i Vushtrrisë, Fitim Klinaku, është i brengosur për fatin e klubit, për shkak të kaosit edhe ndeshja është shtyrë me kampionin në fuqi Besa Famgas.

Federata e Hendbolli e Kosovës, ka gjetur mirëkuptim duke shpresuar se ky klub do të gjejë forcë që të këndellet, ndryshe merr fund Superliga për ta.

 “Prej që jam unë në hendboll, që 17 vite, ka pas kriza të ndryshme në klub por në këtë gjendje nuk ka ardhur asnjëherë.

Duhet mu kthye pak më mbrapa, fillimi i këtij organizimi të fundit nuk ka qenë i planifikuar mirë. 

Nuk kanë pas një plan afatgjatë dhe konkret.

Kanë shpenzuar shumë para pa plan edhe pa planifikim vitin e parë edhe ka ardhë deri të kjo gjendje”, thotë Klinaku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Klinaku thotë se investimet duhet të bëhen me projekte afatgjate dhe jo sot për sot: “Në sport nuk ka investime sot për sot, ka investime që duhet planifikuar mirë dhe paraparë për projekte afatgjate”.

Përveç investimeve, t’i kushtohet rëndësi edhe gjeneratave të reja.

“Një klub me planifikim të mirë është dashtë përqendrim të gjeneratat e reja dhe dalëngadalë të arrihet që të bëhet ekipi i parë i seniorëve.

Jo të investohet aq shumë vitin e parë dhe tash të shuhet klubi ose të luajë në ligën e parë me kadet në ekipin e parë”, ka nënvizuar hendbollisti.

Klinaku ka një mesazh konkret për kryesinë e klubit. 

“Kjo nuk guxon te ndodh prej pozitës së 3 - 4 në Superligë me garantimin për të garuar në garat ndërkombëtare të vije deri të shuarja e klubit, kjo është tmerr. 

Që të gjithë lojtarët jemi një zëri që mos të ndodh kjo në klub. Të reagon komuna dhe drejtori për këtë kryesi, të gjen zgjidhje ose le të lëshon rrugë.

Dhe lusim të gjithë bizneset të organizohen dhe të bëjmë një klub siç i ka hije Vushtrrisë”, ka përfunduar Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat