Pas Gjukës, edhe Muqolli largohet nga kampioni i Kosovës

Hendboll

Pas Gjukës, edhe Muqolli largohet nga kampioni i Kosovës

Nga: K.G. Më: 24 qershor 2023 Në ora: 16:36
Jon Muqolli

Besa Famgas po ballafaqohet me largimin e hendbollistëve.

Pas largimit të lojtarit më të mirë në Kosovë, Egzon Gjuka, edhe Jon Muqolli largohet nga radhët e kampionit.

Pejanët mbeten pa dy lojtarë të mirë.

“Që nga sot nuk do te jem pjesë e KH Besa Famgas. 

Ishte privilegj për mua të luaj për klubin ku u rrita dhe zhvillova karrierën time për plot 12vite, do të jem gjithmonë mirënjohës dhe falënderues. 

Dua t’i falënderoj fillimisht kryesinë e  klubit, trajnerëve me të cilët kam punuar, veçanërisht bashkëlojtarëve me të cilët kaluam kohë fantastike së bashku dhe po ashtu të gjithë përkrahësve të KH Besës.

KH Besa Famgas i dëshiroj shumë suksese në vazhdimësi!”, njofton Muqolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat