Besa Famgas finale, sfidohet nga Trepça

Hendboll

Besa Famgas finale, sfidohet nga Trepça

Më: 14 maj 2023 Në ora: 22:00
Egzon Gjuka

Besa Famgas është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të dielën hendbollistët e Besës së Pejës fituan bindshëm në Vushtrri me rezultat 32:24.

Besa Famgas e kishte fituar bindshëm edhe ndeshjen e parë ndaj Vushtrrisë, të luajtur në Pejë.

Dhe me rezultat 2:0 kalon në finale

Denis Shabanoviq ishte më efikasi te Besa me tetë gola. Nga pesë i kishin Nikola Prce e Arbios Mushkolaj.

Te Vushtrria, tetë gola i shënoi Nemanja Drakuloviq, ndërsa pesë i kishte Felippe Teixeira.

Besa në finale të plejofit luan me Trepçën. E synon titullin e radhës.

Ndaj Vushtrrisë të dielën, Besa Famgas nisi herët shkëputjen dhe më pas ka mbajtur epërsi të lartë deri në fund të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat