Ndeshje të forta për vend në finale

Hendboll

Ndeshje të forta për vend në finale

Më: 5 maj 2023 Në ora: 18:48
Topi i hendbollit

Në pjesëmarrjen e parë në turneun final të Kupës së Kosovës në hendboll, Rahoveci shpreson të bëjë befasi të madhe.

Përballë Rahovecit në gjysmëfinale do të jetë fituesja në fuqi e Kupës së Kosovës, Besa Famgas.

Besa llogaritet favorite, por “vreshtarët” kanë premtuar maksimumin.

Ndeshja Rahoveci – Besa Famgas zhvillohet të shtunën prej orës 15:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ndërkohë në gjysmëfinalen e dytë është vështirë të favorizohet ndonjëra skuadër. Prej orës 19:00 takohen Trepça e Prishtina.

Dy skuadrat me traditë kanë luajtur ndeshje të forta gjatë gjithë edicionit. Trepça në plejof starton prej pozitës së dytë e Prishtina prej të tretës. Këto skuadra takohen edhe në gjysmëfinale të plej-ofit.

Por fillimisht gjithë fokusin e kanë te gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës. Si Trepça ashtu edhe Prishtina e kërkojnë vendin në finalen e të dielës.

Dy ndeshjet pritet të jenë cilësore, me aksione të rrjedhshme e gola të bukur. Me numër më të madh të shikuesve në palestër, spektakli hendbollistik do të jetë edhe më i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat