Ndeshje dramatike në Vushtrri, Besa Famgas ndalet në barazim

Hendboll

Ndeshje dramatike në Vushtrri, Besa Famgas ndalet në barazim

Më: 2 prill 2023 Në ora: 23:41
Pamje nga një ndeshje

Një ndeshje shumë interesante është luajtur të dielën mbrëma në Vushtrri, në një ambient të bukur sportiv dhe para një numri të madh shikuesish.

U përballën Vushtrria e Besa Famgas, ndërsa pikët u ndanë në fund.

Ndeshja e xhiros së 24-t të Superligës A të Kosovës në hendboll përfundoi 31:31.

Ekipi pejan ishte në epërsi deri në minutën e 18-të kur rezultati u barazua në 10:10.

Më pas vendasit ishin në epërsi prej një goli, kurse deri në fund të pjesës së parë u luajt ndeshje thuajse e barabartë.

Në minutën e 44-t, Besa Famgas u shkëput 27:22, por për pesë minuta Vushtrria barazoi në 27:27.

Arbios Mushkolaj shënoi për 31:30 nga shtatmetërshi.

Në anën tjetër Halim Miftari u tregua i vëmendshëm dhe shënoi për 31:31 në minutën e 59-të.

Në fund të dy skuadrat dështuan në sulm dhe rezultati nuk ndryshoi.

Bozhidar Nikoçeviq i shënoi 11 gola për Vushtrrinë, derisa shtatë i kishte Felippe Teixeira.

Te Besa Famgas, nëntë gola i shënoi Arbios Mushkolaj, derisa gjashtë i kishte Jon Muqolli.

Besa Famgas udhëheq në tabelë me 42 pikë.

Vushtrria ka fituar pikë të rëndësishme në garën për plejof.

Është e pesta me 23 pikë, sa i kanë edhe Rahoveci në vendin e tretë dhe Prishtina në të katërtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat