Sonte derbi në Pejë

Hendboll

Sonte derbi në Pejë

Më: 4 mars 2023 Në ora: 18:08
Pamje nga një ndeshje

Besa Famgas – Prishtina është derbi i radhës në Superligën A të Kosovës në hendboll.

Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën (sonte) prej orës 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Kampionia aktuale, Besa Famgas, udhëheq në tabelë me 33 pikë. Prishtina është e treta me 21 pikë.

Pejanët llogarisin në dy pikë të reja, ndërsa prishtinasit do të japin maksimumin në tentim për t’ia shkaktuar Besës humbjen e parë.

Xhiroja e 20-të është hapur të premten me ndeshjen Rahoveci – Trepça. Fitore shënoi skuadra mitrovicase. Të dielën është takimi Vushtrria – Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat