Liga e Parë e hendbollisteve fillon me ndeshje interesante

Hendboll

Liga e Parë e hendbollisteve fillon me ndeshje interesante

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 20:53
Liga e Parë

Të martën është tërhequr shorti për edicionin 2022/2023 në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Kampionati i ri në këtë nivel garash fillon më 1 tetor, ndërsa që në nismë janë disa ndeshje interesante.

KHF Prizreni e pret Trepçën, ndërsa në Gjilan takohen Drita e KEK-u.

Skuadra tjetër prizrenase, CLICK, e pret Ulpianën, ndërsa Vjosa – Deçani është ndeshja tjetër e javës së parë. Llapusha në xhiron e parë është e lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat