Albulena Basha shënon 14 gola, nuk tregon mëshirë për Kastriotin 

Hendboll

Albulena Basha shënon 14 gola, nuk tregon mëshirë për Kastriotin 

Nga: K.Goca Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 22:43
Albulena Basha nuk tregon mëshirë për Kastriotin 

Albulena është lojtare e ndeshjes!  Basha shënoi më shumë se 40 për qind të golave për Ferizajn, e cila sonte e mposhti me rezultat 34:30 Kastriotin e Ferizajt. 

Kryefjala e ndeshjes ishte hendbollistja Basha, me gjithsej 14 gola, e cila nuk tregoi fare mëshirë për ish skuadrën e saj. 

Basha tregoi angazhim të madh, e ndihmuar nga Meri Koneski me 9 gola, i siguruan fitore të madhe ferizajasve. 

Në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sporti “Bill Clinton”, ballafaqimi u karakterizua me lojë solide, ndërsa pjesa e parë përfundoi me 21:14 në favor të ferizajasve.

Puhiza Gashi me 10 gola e Adriana Salihu me 8, ishin me efikaset të Kastrioti.

Pas javës së 8-të në Superligën e Kosovës, Ferizaj renditet në vend të 4-të me 12 pikë,  ndërsa Kastrioti është i pesti me 9 sosh.

Basha është në formën më të mirë, sikur në ditët më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat