Edhe një humbje e rëndë e Ferizajt në Holandë

Hendboll

Edhe një humbje e rëndë e Ferizajt në Holandë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 17:04
Edhe një humbje e rëndë e Ferizajt në Holandë

Skuadra e Ferizajt e ka humbur edhe ndeshjen e dytë nga skuadra holandeze JuRo Unirek.

Të dielën në ‘t Veld të Holandës, Unireku fitoi me rezultat 37:13. Të shtunën skuadra holandeze fitoi 35:14. Me dy fitore, JuRo Unirek avancon në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Ndërkohë Ferizaj ndalet në raundin e dytë, njëjtë si Vushtrria, Istogu e Prishtina.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:7 për holandezet.

Meri Koneski ishte më efikasja te Ferizaj. Ajo shënoi 7 gola nga 17 tentime. Dy gola i shënoi Mirjeta Dinolli, ndërsa nga një e shënuan Iva Stojkovska, Mimoza Sefedini, Albulena Kelmendi e Bjondina Ramabaja.

Tani skuadrat e hendbollisteve u kthehen sfidave vendore. Pritet garë e mirë për titull të kampionit dhe për Kupën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat