Kosova përgatitet për sfidat e mëdha

Hendboll

Kosova përgatitet për sfidat e mëdha

Nga: K.G. Më: 30 maj 2021 Në ora: 22:46
Kosova përgatitet për sfidat e mëdha

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Agron Shabani, po punon me zell të shtuar me qëllim që të përgatitë ekipin për sfidat e parakualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

Rrjedha e përgatitjeve po shkon mjaft mirë me vashat në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

“Kombëtarja e Kosovës  po vazhdon përgatitjet për ndeshjet e javës së ardhshme. Prej 3 deri më 5 qershor në arenën e njëjtë luajmë me Qipron, Luksemburgun e Portugalinë në kualifikimet për Euro 2022. 

Selektori Agron Shabani me trajnerët Faruk Shala e Valbona Rudaku po punojnë në aspektin taktik me lojtaret.

Me ardhjen e motrave Hajdari, Marigonës e Arlindës, Fitore Aliut dhe Pashke Markut, ekipi është thuajse i kompletuar. 

Atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë kurse lojtaret dhe shtabi teknik janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjeve”, thuhet në njoftimin FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat