Turpërim i pazakontë për Partizanin U19 në Europë

Futboll

Turpërim i pazakontë për Partizanin U19 në Europë

Më: 28 tetor 2026 Në ora: 16:12
Pamje nga ndeshja

Partizani U19 ka pësuar një humbje të thellë në shtëpi në ndeshjen e parë të turit të dytë të UEFA Youth League, duke u mposhtur me shifrat 0-6 nga Hradec Kralove i Republikës Çeke.

Ky ishte një rezultat i pazakontë dhe shumë i papritur, pasi të kuqtë vlerësoheshin si favoritë në ndeshjen e parë në shtëpi edhe nga kompanitë e basteve. Por fusha e lojës ka folur ndryshe.

Miqtë shënuan golin e avantazhit në pjesën e parë dhe pastaj në startin e pjesës së dytë, pas kartonit të kuq të Nelës i cili la ekipin e tij me 10 lojtarë, shpërbënë plotësisht të kuqtë.

Kështu golat erdhën me radhë në portën e Partizanat duke bërë që sfida të mbyllej me rezultatin e thellë 0-6 që lë pak vend për diskutime se cila skuadër do të vazhdojë më tej në turne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat