Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, slloganin e protestës, e cila do të mbahet më 29 shtator, në orën 14:00.
Ai ka thënë se presidenti I Kosovës Hashim Thaçi me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq, po duan të copëtojnë Kosovën, mirëpo populli nuk do t’i nënshtrohet një njeriu.
Kurti ka theksuar se pazaret e Thaçit me Vuçiqin nuk do t’i paguajë populli, përcjell Bota sot.
Postimi i plotë i Kurtit:
Pasi që na e rrudhën lirinë dhe demokracinë, institucionet dhe mirëqenien, duan të na e rrudhin edhe territorin dhe pavarësinë. Duan ta ndajnë Kosovën e ta copëtojnë edhe Kosovën Lindore. Pazaret e Thaçit me Vuçiqin nuk do t’i paguajmë ne. Sepse, një popull s’i nënshtrohet një njeriu.