Daut Haradinaj për listën e veteranëve: Keni me e përplasë popullin mes vete - Bota Sot
Daut Haradinaj për listën e veteranëve: Keni me e përplasë popullin mes vete

Aktuale

E diel, 23 shtator 2018

Daut Haradinaj për listën e veteranëve: Keni me e përplasë popullin mes vete

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 20:52
Daut Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar lidhur me listën e veteranëve dhe ligjin për këta të fundit.

Ai në një postim ka thënë se do të largohet nga lista e veteranëve pasi që nuk është bërë verifikimi i duhur, pasi që shokët e luftës i janë larguar nga lista.

‘Sot e pashë emrin e Rasim Vokshit (Rasim Isuf Mazrekaj) që e paskan hjekë prej veteranit. Njeriut që i përulem për luftën dhe angazhimin e tij.

Mbi 60 herë e ka kalu kufirin e përgjakshëm mes Kosovës dhe Shqiperisë.

Asnjë ditë të vetme nuk ka munguar në Luftën tonë.

Ai është në mesin e qindra djemve që sot u turpëruan me këtë marri shtetrore.

Në mesin e shumë njerëzve qe i kam pas krahë të djathtë e që ishin hjekë nga lista, do jem edhe unë.

Turp!

Keshillë: Ma mirë ndryshone ligjin e kthene si ju kam thënë se kështu nuk keni me bë zgjidhje.

Keni me e përplasë popullin mes vete’, ka shkruar ai në Facebook.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test