Hoti për sondazhin: Vendim i qytetarëve të mashtruar nga qeveria

Aktuale

Hoti për sondazhin: Vendim i qytetarëve të mashtruar nga qeveria

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 14:00
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj sondazhit të publikuar gjatë ditës së djeshme nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili nxori këtë parti si të parën, me 30 për qind.

Hoti ka vlerësuar se nën presion e këtyre rezultateve, partitë në pushtet, e veçanërisht PDK-ja, kanë filluar “gjuetinë e shtrigave”.

“Por, duhet ta kenë të qartë se këto rezultate janë vendim i qytetarëve, i të papunëve, rinisë, bujqve, pensionistëve, të cilët janë mashtruar nga kjo qeveri. Të gjithë këta po e thonë qartë se ka ardhur koha të shkoni në opozitë, aty ku e keni vendin moti”, ka shkruar Hoti.

Ai ka përfunduar duke thënë se nuk do të ketë asnjë kompromis për t'i dërguar në opozitë.

Sipas anketës, LDK pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me  23 %, kurse Vetëvendosje me 21 për qind.

Pyetja që parashtrohet në këto raste është: “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele, për kënd do të votonit?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat