Kështu Kadri Veseli i del në krah Ministrit të aferës “Pronto”

Aktuale

Kështu Kadri Veseli i del në krah Ministrit të aferës “Pronto”

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 21:03
Kadri Veseli dhe Besim Beqaj

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Qeveri nën aktakuzë”.

Është ky një dokumentar që ekspozon Qeverinë e Kryeministrit Ramush Haradinaj si njëra nga qeveritë më të dobëta të pasluftës anëtarët e së cilës tash janë me trup në zyrën e tyre e me mend në Gjykatë. Akuzohen për korrupsion.

Në fillim të këtij dokumentari sillen fakte se si Kryetari i PDK-së, Kadri veseli i del në krah Ministrit të partisë së tij që u akuzua në aferën “Pronto”. Pse ai nuk po e shkarkon Besim Beqajn?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi do të bëhen publike akuzat me të cilat ngarkohen ministrat e Ramush Haradinajt. Flasin njerëz të shtetit që i ndjekin ministrat. Flasin edhe ata që i mbrojnë. Edhe ata që mendojnë që ky veprim i pamoralshëm duhet të bëhet i paligjshëm. Flet edhe dikush që provoi një herë të jepte dorëheqje për të dhënë shembull të mirë.

Sa ministra të Qeverisë së Ramush Haradinajt kanë aktakuza nga Prokuroria?

Si ra në përgjime gjykatësi derisa po hetohej një rrjet ndërkombëtar i drogës?

Këto dhe shumë pyetje të tjera marrin përgjigje ne dokumentarin “Qeveri nën aktakuzë”. /Insajderi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat