Haradinaj: Ekstremizmi, sfidë globale

Aktuale

Haradinaj: Ekstremizmi, sfidë globale

Nga: N.A Më: 4 qershor 2018 Në ora: 19:13
?Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën me temën "Të bashkuar në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm - Partneriteti për sukses"

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në facebook ka njoftuar se ndodhet në konferencën me temën "Të bashkuar në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm - Partneriteti për sukses"

Haradinaj ka shkruar s se bashku me Princin jordanez Ghazi bin Muhammad dhe homologët e mi Edi Rama dhe Boyko Borisov, adresuam sfidat dhe masat për forcimin e institucioneve dhe shoqërisë kundër kërcenimeve nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.

Tutje Haradinaj ka theksuar se  Fokusi ynë është që ta përforcojmë edhe më shumë bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët tanë strategjikë në ballafaqimin me këtë sfidë globale.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Me panelistët, Princin jordanez Ghazi bin Muhammad dhe homologët e mi Edi Rama dhe Boyko Borisov në konferencën me temën "Të bashkuar në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm - Partneriteti për sukses", adresuam sfidat dhe masat për forcimin e institucioneve dhe shoqërisë kundër kërcenimeve nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.

Fokusi ynë është që ta përforcojmë edhe më shumë bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët tanë strategjikë në ballafaqimin me këtë sfidë globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat