Pajaziti: Samiti i Sofjes ka konfirmuar rolin e madh që ka BE-ja në proceset që po kalon Kosova

Aktuale

Pajaziti: Samiti i Sofjes ka konfirmuar rolin e madh që ka BE-ja në proceset që po kalon Kosova

Më: 18 maj 2018 Në ora: 14:44
Zenun Pajaziti

Samiti i Bashkimit Evropian (BE) me vendet e Ballkanit Perëndimor, i ka dhënë shtytje disa temave të cilat janë të rëndësishme për Kosovën. Kështu ka theksuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti.

Sipas tij, ndonëse samiti është për disa shtete, Kosova është cilësuar si një vend që ka bërë progres.

“Janë disa çështje që ndërlidhen në mes veti që ky samit ju ka dhënë shtytje. Në njëfarë mënyre liberalizimi i vizave dhe dialogu ka zënë vend si në asnjë konferencë tjetër”, ka shtuar Pajaziti.

Sipas tij, ky samit i ka dhënë shtytje dhe ka konfirmuar rolin më te madh të BE-së në përmbylljen e këtyre proceseve.

“Nëse konfirmohet ashtu siç jane pritjet me liberalizimin e vizave, shpresohet se të gjitha proceset tjera do të shkojnë më mirë”, ka shtuar Pajaziti.

Ndryshe, në këtë samit ka marrë pjesë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Në anën tjetër, përkundër përpjekjeve të Spanjës që Kosova mos të jetë pjesë e këtij samiti delegacioni shtetëror i Kosovës po merr pjesë.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy ka refuzuar të jetë pjesë e Samitit të Sofjes.

Thaçi ka thënë se ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nënshkrimi i deklaratës së përbashkët në Samitin e Sofjes dhe diskutimet që janë bërë aty flasin për një gatishmëri të BE-së për t’i çmuar reformat e arritura të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe t’i shërbejë ato me avancim në rrugën drejt kësaj bashkësie.

Ai ka thënë se Serbia dhe Mali i Zi janë në pozicion më të avancuar, ndërsa pritet hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, kurse Kosova sipas tij, para vetes ka përgatitjen për status të kandidatit”.

“Përpara kësaj është liberalizimi i vizave”, është shprehur Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat