"Gjykata Speciale vetëm do të nxjerrë në shesh krimet dhe kriminelët, pastaj..."

Aktuale

"Gjykata Speciale vetëm do të nxjerrë në shesh krimet dhe kriminelët, pastaj..."

Nga: H.Orana Më: 16 maj 2018 Në ora: 09:21
Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka mbetur e vetmja shpresë për familjarët e të vrarëve të pasluftës, të cilët janë lënë anash nga gjykatat vendore.

Zyrtarë nga Gjykata Speciale, janë zotuar se do të merren me të gjitha vrasjet që kanë ndodhur në territorin e Kosovës, brenda periudhës 1998-2001.

Image
Skender Zogaj

Njohësi i çështjeve politike, Skender Zogaj, thotë se Gjykata Speciale vetëm do të nxjerrë në shesh krimet dhe kriminelët, por ‘nuk e shëron problemin’.

“Gjykata Speciale është vetëm një hapje e “kutisë së pandorës”, dhe një kthesë e re që të fillojë të dalin në shesh krimet dhe kriminelët. Gjykata Speciale nuk e shëron problemin, por e tregon rrugën që institucionet e Kosovës duhet ta vazhdojnë dhe të vie në vendin e duhur drejtësia duke zbardhur të gjitha krimet, e sidomos vrasjet politike që janë plaga më e thellë dhe më e rëndë e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës, sepse pa ndodhur pastrimi i nëntokës së korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk ka shtetësi dhe as përparim të Kosovës”, thekson Zogaj.

Ai thotë më tutje se duhet të jemi në krahë të Gjykatës Speciale dhe jo kriminelëve që po përpiqen të ndalojnë këtë Gjykatë, duke fshehur krimet e tyre dhe t’i vazhdojnë ato.

“Gjykatën Speciale duhe ta ndihmojmë të gjithë, e jo të bëhemi krah i kriminelëve që po bëjnë çmos për ta penguar Gjykatën sepse, kështu po duan që t’i ikin drejtësisë dhe fshehin krimet qëni kanë bërë dhe që janë të gatshëm t’i vazhdojnë nëse u jepet mundësia”, vlerëson analisti Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat