"Adem e Hamëz Jashari ishin betuar para varreve të tyre se do ta vazhdonin rezistencën e armatosur deri në çlirimin e Kosovës"

Aktuale

"Adem e Hamëz Jashari ishin betuar para varreve të tyre se do ta vazhdonin rezistencën e armatosur deri në çlirimin e Kosovës"

Nga: H.O. Më: 15 maj 2018 Në ora: 09:24
Pamje nga vizita

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Isa Xhemajlaj gjatë ditës së djeshme ka qenë në vizitë në Prekaz me rastin e rënies heroike të Tahir e Nebih Mehës.

Xhemajlaj shkruan se ‘Adem e Hamëz Jashari ishin betuar para varreve të tyre se do ta vazhdonin rezistencën e armatosur deri në çlirimin e Kosovës’.

Postimi i plotë:

Sot në Prekaz me rastin e 37 vjetorit të rezistences dhe rënjes heroike të heronjëve Tahir e Nebih Meha.

Kjo betejë shënon fillimin e fundit të ish Jugosllavisë dhe u bë frymzim i shqiptarëve patriotë për vazhdimin e luftës për çlirim.

Adem e Hamëz Jashari ishin betuar para varreve të tyre se do ta vazhdonin rezistencën e armatosur deri në çlirimin e Kosovës. LAVDI

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat