Anton Quni ia sjell Xhavit Halitit në Parlament dëshmitë për 8 milionë markat

Aktuale

Anton Quni ia sjell Xhavit Halitit në Parlament dëshmitë për 8 milionë markat

Më: 3 maj 2018 Në ora: 10:48
Anton Quni dhe Xhavit Haliti

Ka vazhduar edhe sot polemika ndërmjet nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti dhe deputetit të LDK-së, Anton Quni lidhur me deklaratën e Qunit të bërë në një televizion se Haliti kishte marrë nga ish-ministri i mbrojtës së qeverisë së Kosovës në Azil, Ahmet Krasniqi 8 milionë marka.

Ndërkohë, sot Quni ka thënë se ka dyshim se në këtë çështje pati edhe më shumë para.  Çuni në seancën e Kuvendit tha se për këtë ka dëshmi dhe të njëjtat i ka dorëzuar Halitit, duke i thënë se  i mbetet atij që t’i bëjë publike ato ose jo.

“Kam dyshime se pati edhe më shumë para. A u përdorën ato para për çështje të destinuara. Të gjitha ato që ju zoti Halii i apostrofuat në seancën e kaluar nuk ishin por do të respektoj autoritetin e tyre që të deklarohen kur ata ta shohin të arsyeshme, por me forcën e fakteve dhe argumenteve gjithnjë . Do të flas edhe për rolin e Ministrisë së Mbrojtës për çlirimin e Kosovës”, ka thënë Quni.

Gjithashtu ai ka thënë se ka dëshmitë me vete.

“Po këtu kam dëshmitë ato dëshmi dhe varet nga ju a do t’i publikoni apo jo, ndërmjet administratës do t’i përcjelli tek ju të gjitha dëshmitë pra, dita,data, vula, kalimi i mjeteve financiare nga Ministria e Mbrojtjes”, ka shtuar Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat