Kelmendi: Formimi i Komisionit për Statutin e Asociacionit nga presidenti, në kundërshtim me Kushtetutën

Aktuale

Kelmendi: Formimi i Komisionit për Statutin e Asociacionit nga presidenti, në kundërshtim me Kushtetutën

Nga: G.B Më: 6 prill 2018 Në ora: 10:51
Muhamet Kelmendi

Njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, ka thënë se Komisioni për formimin e Statutit të Asociacionit, i formuar nga presidenti dhe kryeministri, pa u diskutuar në Kuvend, është nul, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se formimi i komisionit nga Presidenca, është në kundërshtim me kompetencat e presidentit të përcaktuara me nenin 84 të Kushtetutës.

Postimi i tij i plotë:

KOMISIONI per formimin e Statutit te Asociacionit te Komunave me Shumice Serbe ne Kosove i formuar nga Presidenti ne bashkepunim me Kryeministrin, pa e diskutuar dhe vendosur ne Kuvend te Republikes, eshte nul.
Madje formimi i KOMISIoINIT nga Presidenca eshte ne kundershtim me kompetencat e Presidentit te percaktuara me nenib 84 te Kushtetutes.
Ne ceshtjen e tille as Kryeministri pa Kuvend nuk eshte e lejueshme te vendosi per KOMISION.
MK./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat