Deputeti i Vetëvendosjes paralajmëron rrezikun për Kosovën pas Demarkacionit

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes paralajmëron rrezikun për Kosovën pas Demarkacionit

Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:12
Ilustrim

Ratifikimi i marrëveshjes se Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës për shumë kënd ka qenë lajm i mirë, por për disa të tjerë po shihet si mundësi e ikjes se ndëshkimit politik për presidentin e Republikës se Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj.

Haradinaj për të arritur deri në pushtet ka sajuar kauza të rrejshme, siç është çështja e demarkacionit, kauze të cilën e përdori për të ardhur në pushtet.

Image
Shemsi Syla

Lidhur me këtë, deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Shemsi Syla, ka thënë për “Bota sot” se Haradinajt i është dashur një ambalazhim i ri për ta justifikuar kauzën e tij të mëparshme, demarkacionin.

“Haradinajt ju ka dashur një  ambalazhim  i ri i demarkacionit sa për ta justifikuar kauzën e tij të mëparshme duke i ikur ndëshkimit politik, kurse presidentin Thaçi,  i cili e ka nënshkruar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi më 25 gusht të vitit 2015, në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme, mos ratifikimi do ta  komprometonte  politikisht, ndërsa ratifikimi do të perceptohej si sukses personal i tij dhe në të njëjtën kohë duke e identifikuar kryeministrin Haradinaj si lider që për të arritur pushtetin sajon kauza të rrejshme politike e kombëtare”, ka thënë ai.

“Në fakt, edhe kryeministri edhe presidenti kanë një shqetësim dhe përpjekje të përbashkët ku përmes ratifikimit te demarkacionit, po kërkojnë njëfarë rehabilitimi në sytë e ndërkombëtarëve. Por, ata  harruan se tani po hapin një problem edhe më madhor siç është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i cili do të jetë kushti i radhës për liderët institucional të Kosovës. Serbia veç ka filluar ofanzivën diplomatike duke deklaruar se  është e papranueshme të ndryshojë qoftë edhe një presje e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe lëre më të bëhet një projekt i ri i këtij dokumenti. E mos të harrojmë se edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe është një marrëveshje e karakterit ndërkombëtar garantues i së cilës është Brukseli” ka thënë Syla.

Deputeti Syla ka edhe një paralajmërim për Thaçin e Haradinajn.

"Me ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, mos mendoni se e kaluar lumin dhe fituat simpatinë e faktorit ndërkombëtar. Ju vetëm sa po hapni rrugë për presionin e radhës i cili përfundimisht do ta vulosë edhe fatin tuaj në politikë. Çështje të pazgjidhura kufitare Mali i Zi ka edhe me Kroacinë, mosmarrëveshje kufitare ende kanë Sllovenia e Kroacia, Shqpëria e Greqia madje edhe Serbia e Maqedonia, por askush nuk u ka vënë kushte se nuk mund të ecin në proceset integruese euroatlantike pa i zgjidhur këto mosmarrëveshje. Kushte i janë vënë vetëm Kosovës” ka përfunduar deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Shemsi Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat