Milaim Zeka: BIA paralajmëroi se sot do të ketë gaz lotsjellës

Aktuale

Milaim Zeka: BIA paralajmëroi se sot do të ketë gaz lotsjellës

Nga: Bota sot Më: 21 mars 2018 Në ora: 12:28
Milaim Zeka

(E plotësuar) - Në momentin kur po pritej votimi i marrëveshjes së Demarkacionit, deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvnd. Sipas deputetit të Nismës, Milaim Zeka, për këtë veprim të Vetëvendosjes, kishte paralajmëruar BIA serbe.

Zeka ka thënë se kanë pranuar informacion nga shërbimi sekret serb, BIA, se në seancën e sotme do të ketë gaz lotsjellës.

“Kur marrim informatë nga BIA që do të ketë gaz lotsjellës, dhe ajo me të vërtetë ndodhë, atëherë këtu ka diçka të çuditshme”, tha Zeka duke folur në hollin e Kuvendit para gazetarëve.

Ai i ka bërë thirrje VV-së që të japin një opsion për këtë situatë.

Kuvendi ka shkuar në pauzë deri të pastrohet ambienti nga tymi i hedhur.

Milaim Zeka tregon pse VV-ja hodhi gaz lotsjellës në Kuvend

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Nisma Socialdemokrate Milaim Zeka, ka konfirmuar se Qeveria ka siguruar 80 vota, të nevojshme për të miratuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur gazin lotsjellës sot në Kuvend, pikërisht në momentin kur janë siguruar 80 vota, raporton "Bota sot".

Zeka ka konfirmuar se vota e 80-të është ajo e deputetit goran Adem Hoxha, i cili është është i pranishëm në Kuvend.

“Persoanlisht mendoj se është turpi më i madh kjo që po ndodhë në Kuvendin e Kosovës. Në momentin që deputeti Hoxha hyri në sallë, në momentin kur u bën 80 vota, ata hodhën gaz. Sikur VV-ja do të jepte një alternativë të dytë”, ka thënë deputeti i Nismës./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat